Insajderi
Lajme

Përleshje mes katër personave në Pejë, arrestohen nga policia

Insajderi
21 June 2026 - 09:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përleshje mes katër personave në Pejë, arrestohen nga policia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona janë arrestuar të shtunën në Pejë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 qershor 2026, rreth orës 16:29, në rrugën “Mehmet Ibraj” në Pejë.

Si pasojë e përleshjes, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Mehmet Ibraj, Pejë 20.06.2026 – 16:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ishin rrahur mes vete. Si pasojë, lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre nga të dyshuarit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark