Insajderi
Insporti

Yamal befason me deklaratën e tij: Nuk dua gola, dua vetëm Kupën e Botës

Insajderi
21 June 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Yamal befason me deklaratën e tij: Nuk dua gola, dua vetëm Kupën e Botës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka dhënë një përgjigje të qartë për krahasimet e vazhdueshme me emra si Kylian Mbappé dhe Lionel Messi sa i përket numrit të golave.

Talenti spanjoll theksoi se nuk është i fokusuar te statistikat individuale, por ka vetëm një objektiv kryesor: fitoren.

“Të shënoj si Mbappé dhe Messi? Nuk më interesojnë golat. Misioni im është vetëm të fitoj.”

Yamal shpjegoi se stili i tij i lojës është ndryshe dhe se krahasimet me superyllin francez dhe legjendën argjentinase nuk e shqetësojnë.

“Nuk jam i obsesionuar pas golave. Para së gjithash, ata janë të paktën 10 vjet më të mëdhenj se unë dhe stili im i lojës është ndryshe.”

18-vjeçari shtoi se sukseset individuale nuk kanë vlerë nëse skuadra nuk arrin objektivin final.

“Unë dua vetëm të fitoj. Mund të shënosh 16 gola në turne, por të eliminohesh në gjysmëfinale. Unë nuk e dua këtë.”

Në fund, Yamal e bëri të qartë ëndrrën e tij më të madhe:

“Misioni im mbetet i qartë, unë dua vërtet ta fitoj Kupën e Botës.”

Deklarata e tij po vlerësohet gjerësisht nga tifozët, pasi tregon mentalitetin fitues të një futbollisti që, pavarësisht moshës së re, e vendos suksesin e ekipit mbi arritjet personale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark