Insajderi
Show

Labi me thirrje publike: Duhet të ngrihemi në protestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën

Insajderi
21 June 2026 - 13:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Labi me thirrje publike: Duhet të ngrihemi në protestë për ruajtjen e miqësisë me Amerikën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi ka ngritur shqetësime lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimet që, sipas tij, mund të cenojnë miqësinë me aleatin kryesor të vendit.

Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke kujtuar mbështetjen që Amerika i ka dhënë Kosovës para luftës dhe gjatë periudhave më të vështira të historisë së saj.

“Duhet të ngrihemi në protestë ashtu siç e kemi kërkuar Amerikën para luftës, edhe tani në ruajtjen e miqësisë me Amerikën”, ka shkruar ai.

Labi ka ngritur gjithashtu pyetje lidhur me politikat ekonomike dhe energjetike, duke theksuar se në Kosovë vazhdojnë të qarkullojnë produkte dhe mallra nga Serbia, ndërsa, sipas tij, po refuzohet bashkëpunimi në fusha të caktuara me Shtetet e Bashkuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark