Insajderi
Insporti

Liverpool nuk dorëzohet për Diomanden, përgatit ofertë të re për talentin e Leipzigut

Insajderi
21 June 2026 - 15:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Liverpool nuk dorëzohet për Diomanden, përgatit ofertë të re për talentin e Leipzigut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Liverpool po vazhdon të insistojë për transferimin e talentit të ri Yan Diomande, i cili mbetet një nga objektivat kryesorë të klubit për krahun e sulmit.

Sipas raportimeve të Nicolo Schira, RB Leipzig ka vendosur një çmim të lartë për lojtarin, duke kërkuar nga 120 deri në 130 milionë euro për ta lënë të lirë “wonderkid”-in e tyre.

Klubi gjerman tashmë ka refuzuar ofertën e parë të Liverpoolit, e cila besohet të ketë qenë rreth 100 milionë euro.

Megjithatë, “The Reds” nuk kanë hequr dorë nga transferimi dhe janë duke përgatitur një ofertë të re me synimin për ta bindur Leipzigun që të lejojë largimin e talentit të ri.

Në rast se marrëveshja finalizohet, Liverpool është i gatshëm t’i ofrojë Diomandes një kontratë afatgjatë deri në vitin 2032, duke e parë atë si një pjesë të rëndësishme të projektit të ardhshëm në “Anfield”.

Beteja për nënshkrimin e tij pritet të bëhet edhe më e fortë në javët e ardhshme, me Leipzigun që po mban një qëndrim të fortë dhe Liverpoolin që synon të mos tërhiqet për një nga talentet më premtues në Evropë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark