Insajderi
Lajme

Aksident mes tri veturave në Klinë, një person dërgohet në spital

Insajderi
21 June 2026 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes tri veturave në Klinë, një person dërgohet në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Krushevë të Klinës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 dhe në të kanë qenë të përfshira tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për media se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Krushevë-Klinë. Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Gjendja shëndetësore e personit të lënduar ende nuk është bërë e ditur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark