Futbollisti i njohur, Noussair Mazraoui ka shprehur dëshirën e tij që të pensionohet pas Kupës së Botës të 2026-ës.
Në një intervistë për mediat e huaja, lojtari aktual i Manchester United, i cili reprezenton kombëtaren e Marokut, thotë se dëshiron të largohet nga futbolli.
Dëshira e tij është që të bëhet imam i ndonjë xhamie.
“Mund të tërhiqem nga futbolli pas Kupës së Botës. Jeta është e shkurtër. Dua ta mësoj përmendësh Kur’anin dhe një ditë të bëhem imam i një xhamie”, u shpreh ai.
🚨🗣️ Mazraoui: "I might decide to RETIRE after the World Cup."
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) June 21, 2026
"Life is short. I want to memorize the Qur’an and become an Imam of a mosque one day." pic.twitter.com/5t0iGZ3ok4