Insajderi
Lajme

Aksident në Orllan të Podujevës, dy të lënduar

Insajderi
21 June 2026 - 18:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident në Orllan të Podujevës, dy të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur të dielën rreth orës 16:30 në fshatin Orllan të Podujevës.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Sot rreth orës 16:30, në fshatin Orllan të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri tek aksidenti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark