Insajderi
Insporti

“Ku është Lamine Yamal?”, “Jam këtu”- Ylli spanjoll tallet keq me tifozët e Arabisë Saudite pasi i mposhti

Insajderi
21 June 2026 - 22:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ku është Lamine Yamal?”, “Jam këtu”- Ylli spanjoll tallet keq me tifozët e Arabisë Saudite pasi i mposhti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lamine Yamal iu është kundërpërgjigjur tifozëve të Arabisë Saudite pasi Spanja e mposhti këtë kombëtare me rezultat 4-0 në ndeshjen e sotme, të vlefshme për Kupën e Botës.

“Ku është Lamine Yamal”, ishin thirrjet e tifozëve arabë pas barazimit të Spanjës me Cabo Verden, në ndeshjen e parë të grupeve në Kupën e Botës, shkruan Insajderi.

Këtë thirrje s’e ka lënë pa përgjigje Yamal. “Jam këtu”, ka thënë ai në një postim në ‘Instagram’, ku ka shpërndarë edhe videon e tifozëve arabë.

Lamine Yamal sot shënoi golin e parë në ndeshjen kundër Arabisë Saudite dhe luajti vetëm 45 minuta.

Yamal dhe Oyarzabal, golashënuesit e Spanjës, u larguan me fillim të pjesës së dytë nga Luis de La Fuente, për t’u kursyer në përballjen me Uruguain. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark