Insajderi
Show

Thanë që u ndanë, Brikena kapet mat me Mateon

Insajderi
21 June 2026 - 22:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Thanë që u ndanë, Brikena kapet mat me Mateon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pak ditë pas konfirmimit të ndarjes që tronditi fansat e tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Dyshja janë parë së bashku në një dalje publike, publikuar nga kryefjala duke nxitur menjëherë dyshime se raporti i tyre mund të mos ketë përfunduar përfundimisht siç u tha fillimisht.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Brikena konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik, duke theksuar se vendimi ishte marrë me respekt dhe mirëkuptim. Megjithatë, që nga ai moment nuk kanë munguar aludimet se mes tyre mund të ketë ende ndjenja.

Tashmë, fakti që Brikena dhe Mateo janë parë sërish bashkë ka ndezur rrjetin. Shumë ndjekës po pyesin nëse dyshja po i japin një tjetër shans lidhjes së tyre apo nëse ndarja nuk ka ekzistuar kurrë në të vërtetë.

Deri tani as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar për të sqaruar situatën, duke lënë vend për interpretime të shumta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark