Insajderi
Lajme

Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Prishtinë

Insajderi
22 June 2026 - 09:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, rreth orës 08:00 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Arbënor e Astrit Dehari” në Prishtinë.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, ka deklaruar Pllana për Insajderin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark