Insajderi
Lajme

I hoqi vetes byzylykun elektronik dhe GPS-in, i dyshuari përfundon në pranga në Prishtinë

Insajderi
22 June 2026 - 09:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I hoqi vetes byzylykun elektronik dhe GPS-in, i dyshuari përfundon në pranga në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar ndaj tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari më 18 qershor ka larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe pajisjen gjurmuese GPS, të cilat i kishte të vendosura që nga data 11 qershor.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet nën dyshimet për veprat penale “Mospërfillje e Gjykatës” dhe “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark