Insajderi
Lajme

KRU “Prishtina” ashpërson masat: Keqpërdoruesit e ujit do të përballen edhe me kallëzime penale

Insajderi
22 June 2026 - 13:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KRU “Prishtina” ashpërson masat: Keqpërdoruesit e ujit do të përballen edhe me kallëzime penale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Keqpërdorimi i ujit në rajonin e Prishtinës do të ketë pasoja ligjore për shkelësit.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Ajo bëri të ditur se, përveç shkyçjeve ilegale nga sistemi publik i ujësjellësit, keqpërdoruesit e ujit do të dërgohen edhe në Prokurori.

“Uji duhet të shpenzohet për nevoja shtëpiake, higjienike dhe jo për destinime të paarsyeshme, si për larjen e veturave, ujitjen e bahçeve, kopshteve, arave, siç ndodh rëndom. Dhe për këtë arsye ne tashmë kemi marrë vendim që të gjithë inspektorët të bëjnë identifikimin e keqpërdorimit të ujit, dhe si forma më e keqe e keqpërdorimit të ujit është lidhja ilegale në sistemin publik të ujësjellësit. Këto raste pastaj do të ndëshkohen në forma të ndryshme, përpos që shkëputen nga sistemi publik i ujësjellësit, ne bëjmë edhe kallëzim penal dhe e dërgojmë në Prokurori”, u shpreh Mjeku në Klan Kosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark