Insajderi
Lajme

Bie një person nga shtylla elektrike në Klinë, policia jep detaje

Insajderi
22 June 2026 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bie një person nga shtylla elektrike në Klinë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person dyshohet se ka rënë nga shtylla elektrike në Klinë pasditen e së hënës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 13:40, Policia është njoftuar nga QKMF-Klinë se një person është i lënduar. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Atje është kuptuar se personi i lënduar ka rënë nga shtylla elektrike. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka bërë të idtur ai.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark