Insajderi
Lajme

I dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit dorëzohet në polici, dërgohet në mbajtje për 48 orë

Insajderi
23 June 2026 - 09:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
I dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit dorëzohet në polici, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është vetëdorëzuar në polici Nderim Beqiraj, i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit më 16 qershor të këtij viti në Prishtinë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Kryeqytetin.

Sipas Pllanës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më 16.06.2026 në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, bëri të ditur ai për Insajderin. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark