Insajderi
Lajme

Jashtë vendit kur hajnat i hynë në shtëpi, gjakovarit ia vjedhin armën me 30 fishekë

Insajderi
23 June 2026 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jashtë vendit kur hajnat i hynë në shtëpi,  gjakovarit ia vjedhin armën me 30 fishekë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një qytetar ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur derisa viktima ndodhej jashtë vendit. Të dyshuarit kanë shfrytëzuar mungesën e tij për të depërtuar në banesë dhe për të vjedhur një armë zjarri së bashku me 30 fishekë, për të cilën pronari posedonte leje të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë jashtë vendit, persona të panjohur me përdorim force kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur armën me 30 fishekë, për të cilën posedon leje. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.

Ndërkohë, ekipet relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark