Insajderi
Lajme

Mesazhe kërcënuese ndaj një gruaje, gjilanasi përfundon në pranga

Insajderi
23 June 2026 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mesazhe kërcënuese ndaj një gruaje, gjilanasi përfundon në pranga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar një gruaje mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe shqetësuese.

“Me datën 22.06.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese viktimës kosovare. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa hetimet po vazhdojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark