Insajderi
Lajme

Ferizaj: Mbi 380 gjoba brenda një jave, policia konfiskon 35 automjete dhe motoçikleta

Insajderi
23 June 2026 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferizaj: Mbi 380 gjoba brenda një jave, policia konfiskon 35 automjete dhe motoçikleta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka intensifikuar kontrollet në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Sipas të dhënave të policisë, në periudhën 15-21 qershor janë shqiptuar gjithsej 389 gjoba për kundërvajtje të ndryshme që cenojnë sigurinë në rrugë. Prej tyre, 331 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 58 për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes së automjetit.

Përveç gjobave, policia ka ndërmarrë edhe masa më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. Si rezultat i kundërvajtjeve të rënda, janë konfiskuar 10 automjete si dhe 25 skuterë dhe motoçikleta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark