Faza e grupeve të Kupës së Botës është në kulmin e saj dhe, pas 36 ndeshjeve të para të përfunduara, kombëtarja e Zvicrës po vazhdon të dëshmojë nivelin e saj të lartë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në repartin defensiv të “Nati”.
Granit Xhaka dhe Manuel Akanji renditen respektivisht në vendin e parë dhe të tretë në kategorinë “Pressured Passing Grade”, sipas vlerësimit më të fundit të “Gradient Sports”.
Kjo metrikë mat shumë më tepër sesa përqindjen tradicionale të pasimeve. Ajo analizon me detaje se sa saktë, qetë dhe progresivisht një futbollist arrin të vazhdojë lojën me topin kur ndodhet nën presion të lartë nga kundërshtarët.
Sa më agresiv të jetë presioni i kundërshtarit dhe sa më e kufizuar të jetë hapësira në dispozicion, aq më i lartë vlerësohet një pasim i suksesshëm.
Fakti që Granit Xhaka kryeson këtë renditje, ndërsa Manuel Akanji pozicionohet i treti, tregon rezistencën e jashtëzakonshme të dy lojtarëve ndaj presionit.
Edhe në situatat më të vështira dhe në hapësira shumë të ngushta, dy liderët e Zvicrës ruajnë qetësinë dhe arrijnë të gjejnë zgjidhjen më të mirë për të vazhduar aksionin.
Zvicra ka grumbulluar katër pikë pas dy ndeshjeve të para në Botërorin e këtij viti, pasi barazoi me Katarin në ndeshjen hapëse dhe mposhti Bosnjën dhe Hercegovinën në xhiron e dytë.
Në xhiron e tretë, Zvicra do të përballet me Kanadanë.
