Insajderi
Lajme

Arrestohet në Dubai “Kazanova” i Shqipërisë, pritet të ekstradohet

Insajderi
23 June 2026 - 17:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestohet në Dubai “Kazanova” i Shqipërisë, pritet të ekstradohet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jetmir Pepa, i njohur ndryshe si Mir Pepa ose “Kazanova”, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri, është arrestuar në Dubai.

Arrestimi i tij është bërë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se procedurat e ekstradimit kanë nisur, duke pritur që ai të ekstradohet në Shqipëri në ditët në vijim.

Ndërkohë, ende nuk ka detaje zyrtare se si ka ndodhur arrestimi apo në cilën zonë të Dubait është kapur, ndërsa burimet nuk kanë dhënë më shumë informacion në lidhje me këtë pjesë të operacionit.

Procedurat ligjore për ekstradimin e Jetmir Pepës kanë nisur menjëherë pas arrestimit. Pritet që ai të ekstradohet në Shqipëri gjatë ditëve në vijim, për t’u përballur me akuzat e rënda që i ngarkohen./abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark