Insajderi
Lajme

Abdixhiku s’e ka ndërmend dorëheqjen, del me një thënie të urtë

Insajderi
23 June 2026 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku s’e ka ndërmend dorëheqjen, del me një thënie të urtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, s’e ka fare shqetësimin pse tri degë ia kërkuan dorëheqjen. Ai, në vend të kësaj, ka vendosur të flasë për durimin dhe vullnetin.

“Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim; te mirat vijnë pastaj!”, ka filluar reagimin e dytë gjatë kësaj dite Abdixhiku, pas kërkesave për dorëheqje, shkruan Insajderi.

“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka thënë ai.

“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë”, mbylli shkrimin Abdixhiku. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark