Insajderi
Botë

Senati amerikan voton për ndërprerjen e luftës së SHBA me Iranin

Insajderi
23 June 2026 - 23:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Senati amerikan voton për ndërprerjen e luftës së SHBA me Iranin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Senati i SHBA-së votoi për të ndaluar luftën kundër Iranit, duke i dalë kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Rezoluta u miratua me rezultat 50 vota pro dhe 48 kundër, ndërsa katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve në mbështetje të saj.

Kjo rezolutë i kërkon presidentit të tërheqë forcat amerikane nga veprimet ushtarake kundër Iranit. Megjithatë, masa konsiderohet kryesisht simbolike, pasi administrata Trump e kundërshton dhe e konsideron jokushtetuese, ndaj mbetet e paqartë sa ndikim praktik do të ketë, raporton Reuters.

Votimi tregon pakënaqësi në rritje në Kongres ndaj konfliktit me Iranin, i cili filloi më 28 shkurt 2026.

Është hera e parë që të dy dhomat e Kongresit amerikan (Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati) miratojnë një rezolutë të tillë sipas Aktit të Fuqive të Luftës të vitit 1973.

Votimi vjen në një kohë kur administrata amerikane po negocion një marrëveshje paqeje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark