Insajderi
Lajme

Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën

Insajderi
24 June 2026 - 13:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Endrit Thaçi takohet me Ramën: Faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur të tjerët heshtën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Endrit Thaçi, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka falënderuar për qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi faktin që Rama ishte ndër më të zëshmit sa i përket mbrojtjes së luftës së UÇK-së dhe të vërtetës në Hagë.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë. Kryeministër, faleminderit që qëndruat në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar tutje Endrit Thaçi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark