Insajderi
Lajme

Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit -MIT paralajmëron kufizime të përkohshme në qarkullim

Insajderi
24 June 2026 - 21:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër nisin punimet në kyçjen e Mazgitit -MIT paralajmëron kufizime të përkohshme në qarkullim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 25 qershor 2026, duke filluar nga ora 11:00, operatori ekonomik do të nisë punimet për sanimin e dëmtimeve në pjesën e kyçjes në Mazgit.

Për shkak të zhvillimit të punimeve, në këtë segment rrugor priten kufizime të përkohshme në qarkullim.

“Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i inkurajojmë që, gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, të shfrytëzojnë rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe ngarkesën në trafik.

Po ashtu, apelojmë që të respektohet sinjalizimi i përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e personelit në terren, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre deri në përfundimin e punimeve”, përfundon njoftimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark