Insajderi
Lajme

Policia aksion kundër bixhozit në Pejë, dy persona bien në pranga

Insajderi
25 June 2026 - 10:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Policia aksion kundër bixhozit në Pejë, dy persona bien në pranga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë përgjatë së mërkurës përgjatë një aksioni kundër bixhozit të paligjshëm.

Në njoftimin e PK’së thuhet se përgjatë kontrollit janë sekuestruar edhe shtatë telefona, një DVR dhe një llaptop, shkruan Insajderi.

Po ashtu, bën të ditur edhe se të dyshuarit më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë. Pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark