Insajderi
Lajme

Ky është ekstraduari nga Belgjika në Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

Insajderi
25 June 2026 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ky është ekstraduari nga Belgjika në Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës dje ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet L.B., nga Belgjika për në Kosovë.

Në njoftimin e policisë thuhej se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për Leonard Bezhin, i dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “grabitje”.

I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet belge, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar tek njësitet policore në rajonin e Prizrenit për procedurat e mëtejshme ligjore.

Bezhi është dërguar në vuajtje të dënimit./sinjali/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark