Insajderi
Botë

Musk bie nga “froni” i trilionerit

Insajderi
25 June 2026 - 14:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Musk bie nga “froni” i trilionerit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klubi i trilionerëve është bosh. Elon Musk, I vetmi që u bë pjesë më pak se dy javë më parë, tashmë e ka humbur këtë status.

Manjati i teknologjisë u bë trilioner pasi nxorri në bursë aksionet e kompanisë së tij SpaceX.

Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg e vlerësoi pasurinë e tij në 957 miliardë dollarë, nga vlerësimi prej 1.11 trilion dollarësh që ishte më pak se 14 ditë më parë.

Ky ndryshim pasoi një rënie të ndjeshme të aksioneve të SpaceX dhe Tesla, ndërsa aksionet e teknologjisë ranë gjerësisht, të nxitura nga dyshimet në rritje mbi fitimin afatgjatë të inteligjencës artificiale.

Pavarësisht humbjes, Musk mbetet personi më i pasur në botë, dhe pasuria e tij ende e tejkalon atë të rivalëve të tij më të afërt.

Miliarderi fillimisht bëri histori më 12 qershor me debutimin shumë të pritur në tregun publik të kompanisë së tij të raketave, SpaceX, në bursën Nasdaq.

Debutimi vlerësoi gjigantin e raketave dhe satelitëve me më shumë se 1.77 trilion dollarë. Megjithatë, rritja e tregut nuk zgjati shumë.

Njëkohësisht, aksionet e sipërmarrjes së automjeteve elektrike, Tesla, ranë me gati 6%, duke shtuar dëmin financiar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark