Insajderi
Lajme

Veliu kritikon ashpër Abdixhikun: Nën drejtimin e tij LDK-ja mbeti e ngujuar në vendin e tretë

Insajderi
25 June 2026 - 16:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Veliu kritikon ashpër Abdixhikun: Nën drejtimin e tij LDK-ja mbeti e ngujuar në vendin e tretë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agim Veliu ka reaguar ashpër ndaj situatës së brendshme në Lumir Abdixhiku dhe kërkesave për dorëheqjen e tij nga drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i cilësuar ato si plotësisht legjitime dhe të drejta.

Sipas Veliut, kërkesat për dorëheqje burojnë nga fakti se Abdixhiku ka marrë merita për sukseset e pretenduara të partisë, ndërsa tani duhet të marrë përgjegjësi për rezultatet zgjedhore që ai i cilëson si dështim.

“LDK-ja, nën drejtimin e tij, ka mbetur e ngujuar në vendin e tretë dhe nuk ka arritur të rikthehet si alternativë serioze për pushtet, pavarësisht premtimeve dhe kontrollit të plotë mbi partinë”, ka deklaruar Veliu.

Ai thekson se mungesa e rezultateve në disa cikle zgjedhore dhe mungesa e reflektimit politik, sipas tij, përbëjnë pengesë për reformimin e partisë.

Veliu ka kritikuar edhe reagimin e Abdixhikut ndaj kryetarëve të degëve në Lipjan, Pejë dhe Prishtinë, të cilët kishin kërkuar dorëheqjen e tij, duke e cilësuar si “arrogant”.

“Në vend që të reflektonte mbi kritikat, ai kërkoi dorëheqjen e dy kryetarëve të degëve që kanë fituar zgjedhjet në komunat e tyre, ndërsa vetë nuk po jep llogari për rezultatet në nivel qendror”, ka shtuar ai.

Veliu vlerëson se mënyra e udhëheqjes së Abdixhikut po dërgon mesazhin se në parti ndëshkohen kritikët, jo ata që nuk arrijnë rezultate.

“Kur një lider kërkon të heshtë kritikët dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është vetëm rezultati zgjedhor, por mënyra se si kuptohet demokracia dhe funksionimi i brendshëm i partisë”, shkroi ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark