Insajderi
Lajme

Abdixhiku me akuza të forta ndaj Gazmend Muhaxhirit: I mbulova marret kur fliste për Millosheviqin, kam hyrë në zjarr për të!

Insajderi
25 June 2026 - 22:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Abdixhiku me akuza të forta ndaj Gazmend Muhaxhirit: I mbulova marret kur fliste për Millosheviqin, kam hyrë në zjarr për të!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur ashpër zërave kritikë brenda partisë, në veçanti nënkryetarit Gazmend Muhaxhiri dhe kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, të cilët pas rezultateve të fundit zgjedhore kërkuan dorëheqjen e tij.

Abdixhiku i ka cilësuar këto reagime si “bajate” dhe “atipike për LDK-në”, duke shpërthyer me akuza të rënda drejtuar Muhaxhirit për deklaratat e tij të kaluara dhe marrëveshjet e fshehta politike.

“S’mund të kem fjalë të këqija për asnjërin prej tyre, unë i kam mbrojtur kur kanë bërë gafat më të mëdha në këtë studio. Kur kanë folur për Millosheviqin kam dalë e kam folur se si kanë ngrënë njerëzit burg, e neve na ka kushtuar me votë atje. U desh t’u mbyllja marret e tyre, kam hyrë në zjarr për ta”, ka deklaruar i revoltuar Abdixhiku.

I pyetur specifikisht nga moderatori nëse po i cilëson si gafa qëndrimet e zotëri Muhaxhirit, kryetari i LDK-së nuk ka ngurruar ta pohojë, duke nxjerrë në dritë edhe prapaskenat e zgjedhjeve lokale.

“Natyrisht. Edhe kur kanë bërë marrëveshje politike për koalicionet e tyre lokale për t’i fituar zgjedhjet e komunave, marrëveshje që s’kanë dashur as t’i bëjnë publike… po lëri këto çështje”, shtoi ai në Rubikon të Klan Kosovës, përcjell Insajderi.

Në vitin 2023, Gazmend Muhaxheri, i kishte kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me Veriun. Madje Muhaxheri qëllimet e Kurtit i krahasonte me ato të “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, i cili thoshte në vitin 1989 “Po vendosim shtetin ligjor në Kosovë”.


“Dhe opinioni është i njëjtë. Ai donte të vendoste shtet ligjor në një territor ku 90 për qind ishin shqiptarë”, thoshte Muhaxheri.

“Udhëheqësi i qeverisë së tanishme kosovare është orientuar që në veri që me vendos shtet ligjor. Te kush? Te njerëzit që janë 97 për qind serbë? Në një territor që jetojnë 30 mijë ose 40 mijë qytetarë serbë”, thoshte ai.

“Me i vu në rrezik të arriturat e komplet e 25 vjetëve pas luftës, edhe 15 vjet pas shpalljes së Pavarësisë edhe me fut vendin në sanksione është papërgjegjësi totale”, kishte deklaruar Muhaxheri në KlanKosova.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark