Insajderi
Lajme

Rexhepi thotë se VV-ja dhe deputetët e komuniteteve joserbë i kanë 61 vota për formimin e institucioneve

Insajderi
26 June 2026 - 12:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rexhepi thotë se VV-ja dhe deputetët e komuniteteve joserbë i kanë 61 vota për formimin e institucioneve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, krijimin e Qeverisë dhe sigurimin e shumicës së nevojshme për zgjedhjen e presidentit të vendit ka folur kryetarja e Nova Demokratska Stranka (NDS), Emilja Rexhepi.

Ajo ka deklaruar se fillimisht do të votohet për kryetarin e Kuvendit dhe më pas për formimin e Qeverisë.

Sipas Rexhepit, Lëvizja Vetëvendosje si partia më e madhe me 53 deputetë, së bashku me deputetët e komuniteteve joshumicë jo-serbe, sigurojnë 61 vota.

“Presim rezultatet zyrtare në mënyrë që të hapet rruga për krijimin e institucioneve. Së pari do të votojmë për kryetarin e Parlamentit, pastaj për Qeverinë në krye me Kurtin, pasi konsideroj se VV-ja, si partia më e madhe shqiptare me 53 deputetë, së bashku me ne deputetët jo-shumicë jo-serbë, ka 61 vota dhe në këtë rast mendoj se nuk është e domosdoshme të jenë edhe partitë e tjera politike”, u shpreh ajo.

Ajo ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me forcat e tjera politike në fazën e zgjedhjes së presidentit.

“Për të zgjedhur presidentin e shtetit është e nevojshme të jenë 80 deputetë në sallë ose 80 vota, në mënyrë që të fillojë procedura e votimit, dhe këtu nevojitet mbështetja e deputetëve të tjerë, nëse nuk ka ndonjë koalicion para votimit”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark