Ylli i përfaqësueses së Turqisë, Arda Güler, ka marrë përgjegjësinë pas eliminimit të kombëtares së tij nga Kupa e Botës 2026, duke pranuar se ai dhe bashkëlojtarët nuk ishin në nivelin e kërkuar gjatë turneut.
Mesfushori i Real Madridit u shfaq i sinqertë në reagimin e tij, duke theksuar se kritikat e tifozëve dhe opinionit publik janë plotësisht të merituara për paraqitjet e dobëta të ekipit.
“Unë nuk luajta mirë; askush prej nesh nuk luajti mirë. Çfarëdo që të thonë, kanë të drejtë. Luajtëm keq dhe u eliminuam”, deklaroi Güler.
20-vjeçari shtoi se nuk e ka problem të përballet me kritikat, duke pranuar se kombëtarja turke nuk arriti të tregojë nivelin që pritej prej saj në Botërorin 2026.
“Jam i hapur ndaj kritikave. Kanë të drejtë në gjithçka që thonë”, përfundoi ai.
Deklarata e Arda Güler është vlerësuar nga shumë tifozë si një shenjë përgjegjësie, pjekurie dhe vetëkritike, pas dështimit të Turqisë për të vazhduar rrugëtimin në Kupën e Botës 2026.