Insajderi
Biznes

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni viziton Dini Dent

Insajderi
26 June 2026 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni viziton Dini Dent
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Dion Gallapeni, ka vizituar sot klinikën Dini Dent, ku është pritur nga Dr. Hajdin Rekaliu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dini Dent ka ndarë një fotografi me mbrojtësin e Kombëtares, duke shkruar:

“Kënaqësi të mirëpresim në klinikën tonë super yllin e futbollit.”

Gallapeni konsiderohet një nga talentët më premtues të futbollit kosovar. I lindur më 22 dhjetor 2004 në Suharekë, ai luan në pozitën e mbrojtësit të majtë dhe aktualisht është pjesë e klubit polak Wisła Płock. Më parë ai ka qenë pjesë e FC Prishtinës, me të cilën fitoi dy herë Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës.

Pas paraqitjeve të mira në nivel klubesh, Gallapeni u bë pjesë e Kombëtares A të Kosovës në vitin 2025 dhe tashmë është një nga lojtarët që po fiton gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit, duke regjistruar paraqitje të rëndësishme në ndeshjet ndërkombëtare.

Vizita e Dion Gallapenit në Dini Dent tregon besimin që sportistët dhe figurat e njohura kanë ndaj shërbimeve të kësaj klinike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark