Insajderi
Lajme

Mjet shpërthyes dhe mesazh kërcënues në derën e një banese në Pejë, evakuohen banorët

Insajderi
26 June 2026 - 21:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Mjet shpërthyes dhe mesazh kërcënues në derën e një banese në Pejë, evakuohen banorët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i kanosjes është raportuar në Pejë, ku në derën e një banese është gjetur një mjet shpërthyes dhe një mesazh kërcënues.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza”, ndërsa viktima për momentin ndodhet jashtë vendit.

Burimet bëjnë të ditur se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të ankesës dhe aty ka kontaktuar dëshmitarin.

Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, Policia ka konstatuar se në dorezën e derës së hyrjes së banesës së viktimës ishte vendosur një mjet shpërthyes dhe një letër me përmbajtje kërcënuese.

Për shkaqe sigurie, banorët e objektit janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa Policia ka siguruar perimetrin dhe vendin e ngjarjes deri në përfundimin e veprimeve nga njësitet kompetente.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i hetimeve, Prokurori i Shtetit dhe njësitet e tjera relevante.

Njësiti për trajtimin e mjeteve eksplozive ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë largimin e mjetit shpërthyes./sinjali/

Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Nga ky rast nuk është lënduar asnjë person, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarit janë në vazhdim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark