Insajderi
Lajme

Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, komandanti i zjarrfikësve falënderon ‘heronjtë e ditës’

Insajderi
27 June 2026 - 20:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zjarri i sotëm në një objekt në Prishtinë, komandanti i zjarrfikësve falënderon ‘heronjtë e ditës’
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka reaguar lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në kulmin e një ndërtese në Prishtinë, duke falënderuar ekipet që morën pjesë në lokalizimin e flakëve.

Gashi, ka theksuar se kolegët e tyre kanë dhënë maksimumin, duke arritur kështu edhe ta shuajnë zjarrin.

Postimi:

Sot, në një rast zjarri në kulmin e një ndërtese në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ekipet tona intervenuan me profesionalizëm dhe përkushtim për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Falënderojmë  ekipin nga DSE, Policinë, Ekipet Mjekesore Urgjente , ekipin e Komunës së Lipjanit dhe ekipet e KRU Prishtina për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar gjatë këtij operacioni.

Kolegët tanë dhanë maksimumin nga vetja dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses.

Ju lumtë të gjithë kolegëve për angazhimin, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin e treguar në kryerjen e detyrës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark