Insajderi
Shqipëri/Rajon

Dhunë në familje, 78-vjeçari në Pogradec dhunon bashkëshorten, e moshuara transportohet në gjendje të rëndë në spital

Insajderi
27 June 2026 - 23:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dhunë në familje, 78-vjeçari në Pogradec dhunon bashkëshorten, e moshuara transportohet në gjendje të rëndë në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një e moshuar nga Pogradeci është dhunuar fizikisht nga i shoqi.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, ku shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe.

Kjo e fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë, ndërsa 78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark