Emri i kompanisë së mishit nga Kosova, Mishtore Meli, e shoqëronte gjatë gjithë kohës boksierin llapjan, Viktor Cakiqin, i cili arriti një sukses të madh në boks.
Viktor Cakiqi ka fituar titullin e parë ndërkombëtar në karrierën e tij, pas një fitoreje të rëndësishme kundër Florent Dervisit në Ludwigsburg të Gjermanisë. Boksieri nga Llapja dominoi ndeshjen dhe u shpall fitues i titullit WBA Continental Europe, duke ruajtur rekordin e tij të pamposhtur me 16 fitore rresht.
Për këtë sukses, kompania Mishtore Meli (e cila ishte sponzor e Cakiqit), e uroi boksierin llapjan, duke e konsideruar si një sukses të merituar.
“Me krenari i urojmë Viktor Çakiqit për fitimin e titullit WBA Continental Europe. Një sukses i merituar, i arritur me punë, disiplinë dhe përkushtim. Ishte kënaqësi që ishim pjesë e këtij rrugëtimi. I urojmë Viktorit edhe shumë suksese dhe fitore në sfidat që e presin”, thuhet në urimin e kompanisë.
