Ndeshja dramatike e Kupës së Botës mes Algjerisë dhe Austrisë ka ndezur polemika të mëdha në rrjet, me akuza për “kurdisje” pas barazimit 3–3 që ndikoi direkt në kualifikim.
Sipas raportimeve dhe pamjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale, ndeshja ishte vendimtare për renditjen e grupit. Austria kaloi në epërsi në momente të ndryshme të lojës, por Algjeria reagoi fuqishëm, ku Riyad Mahrez që shënoi gol në minutat e fundit për të çuar rezultatin në 3–2. Megjithatë, vetëm pak sekonda më vonë, Austria arriti të barazojë në 3–3 në minutat shtesë, duke vulosur një rezultat që i kualifikoi të dyja skuadrat nga grupi, teksa eliminoi Iranin, shkruan Insajderi.
Kjo mënyrë e zhvillimit të ndeshjes ka shkaktuar dyshime në rrjetet sociale, ku tifozë dhe disa analistë sportivë po e cilësojnë si “rezultat i dyshimtë” për shkak të situatës së kualifikimit.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për kurdisje apo shkelje rregullash nga FIFA apo organizatorët e turneut.
Pamjet e ndeshjes vazhdojnë të shpërndahen gjerësisht online, duke e bërë këtë një nga sfidat më të diskutueshme të fazës së grupeve të Botërorit. /Insajderi.org/
Semakin banyak warganet internasional yang menyoroti laga Algeria 3-3 Austria.
Ada yang menganggap ada gestur-gestur yang mengarah pada pengkondisian saling menguntungkan.
Skandal pic.twitter.com/x5dTgX9J1W— Siaran Bola Live (@SiaranBolaLive) June 28, 2026