Insajderi
Lajme

Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Insajderi
29 June 2026 - 13:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Universiteti i Prishtinës hap konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027.

Këtë vit akademik, në afatin e parë planifikohet të regjistrohen 5663 studentë të rregullt për nivelin baçelor, kurse 2423 studentë për nivelin master, nga të cilët 9 studentë ndërkombëtarë.

Programet e studimit të ofruara mbulojnë një gamë të gjerë fushash akademike dhe janë hartuar për t’u përgjigjur kërkesave të tregut të punës, duke u ofruar studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Në njoftimin për media thuhet se Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë i përkushtuar në krijimin e një mjedisi cilësor akademik, që mbështet zhvillimin intelektual të studentëve dhe i ndihmon ata të arrijnë synimet e tyre në karrierë.

Sipas njoftimit, të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, një institucion me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsimin e lartë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark