Insajderi
Lajme

Pjesëtari problematik i FIT-it denoncohet në prokurori, pas 1 viti e gjysmë: Jemi duke e shqyrtuar rastin

Insajderi
30 June 2026 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pjesëtari problematik i FIT-it denoncohet në prokurori, pas 1 viti e gjysmë: Jemi duke e shqyrtuar rastin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përplasje e ashpër brenda radhëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ka përfunduar në dyert e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gazeta Insajderi ka zbuluar detaje ekskluzive nga një kallëzim penal i dorëzuar kundër rreshterit të Njësisë Intervenuese (FIT), Bujar Ejupi, i cili po akuzohet për inskenim dhe deklarim të rremë ndaj eprorit të tij, Togerit Agron Ademi. Megjithatë, përkundër faktit se rasti është dorëzuar që një vit e gjysmë, organet e ndjekjes ende nuk kanë një vendim përfundimtar.

Gjithçka ka nisur më 6 janar 2025, nga pala e dëmtuar togeri Agron Ademi, dorëzohet kallëzimin penal për veprën penale “Deklarim i rremë”.

Sipas dokumentit që posedon Insajderi, rreshteri i FIT-it, Bujar Ejupi, kishte tentuar të inskenonte një skandal disiplinor dhe penal ndaj eprorit të tij, duke pretenduar rrejshëm para Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Drejtorisë për Hetime të Brendshme se Togeri Ademi po kryente shërbime private të sigurimit (truproje) për këngëtarë të estradës duke abuzuar me detyrën zyrtare.

Megjithatë, prapavija e këtij denoncimi rezulton të jetë krejtësisht ndryshe.

Kallëzimi penal sqaron se Ejupi kishte kërkuar që t’i llogariteshin si orë shtesë (me kompensim) ditët kur ai ishte liruar nga puna me kërkesë të tij për shkak të një urgjence familjare (gruas së sëmurë) më 13 prill 2024. Pasi togeri Ademi ia kishte refuzuar këtë kërkesë, me arsyetimin ligjor se nuk mund të paguhej për orët që nuk i kishte punuar, rreshteri kishte nisur një fushatë linçuese.

Në komunikimet e siguruara përmes rrjetit WhatsApp, rreshteri Ejupi kishte shfaqur tone arrogante dhe kërcënuese ndaj eprorit:

“Unë sjam shku mi rujt hallkun si ti”, i kishte shkruar ai togerit, duke shtuar më pas: “U ste dha llogari sen ty 000; hiq bre st dha sen”.

Gjatë intervistimit në IPK, rreshteri problematik i FIT-it kishte pretenduar se kishte dëshmi:

“…[ ]po dhe qëllimi im ishte ta qes para aktit të kryer për rastin se ai për vete i ka qitë orët shtesë në prims ne te njëjtën kohë ku është videoinqizimi ne Prishtina Mall duke I kryer shërbim l., ku është edhe video inqizimi”.

Megjithatë, hulumtimet e Komisionit Disiplinor, të mbështetura në video-incizimet e Kampit Policor “Enver Zymberi” në Mitrovicë, dëshmuan se Togeri Ademi kishte qenë në detyrë 24-orëshe dhe se pretendimet e rreshterit ishin të fabrikuara.

Insajderi i ka drejtuar një kërkesë zyrtare për Qasje në Dokumente Publike Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me këtë rast që nga janari i vitit 2025.

Prokuroria “në gjumë”: Kalon një vit e gjysmë pa vendim

Insajderi i ka drejtuar një kërkesë zyrtare për Qasje në Dokumente Publike Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me këtë rast që nga janari i vitit 2025.

Në përgjigjen e kthyer për Insajderin, Prokuroria ka konfirmuar se rasti është ende “në punë” dhe se ende nuk ka një vendim nëse do të ngritet aktakuzë apo do të hidhet lënda:

“Lidhur me kërkesën tuaj për qasje në dokumente publike dhe informacione rreth rastit në fjalë, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit është në fazën përfundimtare të trajtimit të kësaj çështjeje penale. Për shkak se procedura është ende në zhvillim dhe vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, në këtë fazë nuk mund të ofrohen informacione apo dokumente shtesë. Pas përfundimit të procedurës hetimore të kësaj çështje penale do të njoftoheni mediatikisht“, thuhet në përgjigjen e tyre zyrtare.

Dosja e zezë e rreshterit të FIT-it: 9 raste penale e disiplinore, shpëtoi edhe nga thyerja e dhëmbëve të qytetarit

Bazuar në të gjeturat dhe hulumtimin e gjerë të Insajderit, Bujar Ejupi nuk është një emër i panjohur për organet e rendit dhe disiplinës.

Brenda dosjes së tij zyrtare rezulton se ai ka pasur gjithsej 9 raste të ndryshme penale dhe disiplinore, por që çuditërisht, në të gjitha ka arritur të shpallet i pafajshëm apo t’u mbijetojë procedurave pa ndonjë ndëshkim të rëndë.

Ndër rastet më flagrante të evidentuara nga Insajderi, rreshteri i FIT-it kishte qenë i denoncuar edhe për ushtrim të dhunës brutale, ku akuzohej për thyerjen e dhëmbëve të një qytetari. Përkundër peshës së rëndë të veprës, e cila hyn në kategorinë e lëndimeve të rënda trupore, Ejupi kishte shpëtuar nga ndjekja penale serioze e Prokurorisë, duke u mjaftuar vetëm me një masë të thjeshtë disiplinore: një “vërejtje”.

PAMJE

Insajderi ka kërkuar sqarime specifike nga Prokuroria Themelore në Prishtinë mbi bazat ligjore se si u pushua apo u amnistiua ky rast i rëndë i dhunës policore ndaj qytetarit, mirëpo institucioni i akuzës ka zgjedhur të heshtë për rastet e kaluara, duke u mbrojtur me faktin se rasti i fundit për “Deklarim të rremë” është ende në fazën përfundimtare të trajtimit.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark