Insajderi
Lajme

Vrasja e imamit në Dragash: Arrestohet edhe babai i të dyshuarit

Insajderi
30 June 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vrasja e imamit në Dragash: Arrestohet edhe babai i të dyshuarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas arrestimit të Beshir Hamzës, i dyshuar për vrasjen e imamit Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe babain e tij.

Sipas autoriteteve, babai i të dyshuarit është arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Mosdhënia e ndihmës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje tragjike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark