Insajderi
Lajme

Sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë tregon motivin e vrasjes së imamit

Insajderi
30 June 2026 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë tregon motivin e vrasjes së imamit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta.

Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan Beqiri, motivi i vrasjes nuk lidhet me punën e tij si imam i xhamisë.

“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë dhimbjen me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhehnet”, ka thënë Beqiri për Indeksoline.

Policia ka arrestuar Beshmir Hamzën dhe babain e tij. Ky i fundit është arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “mosdhënie e ndihmës”, ndërkaq i biri i tij për vrasjen e Tahirovcit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark