Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme nga i dyshuari, Beshmir Hamza për vrasje i cili është ndaluar për 48 orë.
Ai ka treguar se i ndjeri dhe i dyshuari kishin një mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e një toke.
“Disa herë, hoxha djali i axhës tem e ka thirr policinë që e ka kërcnuar ky djali që 1 vit, 1 vit e gjysëm osë më shumë, edhe asnjë rast nuk e kanë hap ai këtë monstrum që e ka bo këtë rastin ka shku aty tek kafja me një djalë si erdh hoxha me dalë jashtë me fol diçka edhe ky djali nuk e din se çka e ka thirr hoxha ka thënë dil jashtë. Nga mbrapa e ka pas te shpina ka qenë dhjetë, njëzetë herë se di unë edhe këtu te qafa”, tha ai.
Në ndalim gjithashtu është edhe babai i të dyshuarit për veprën penale “mos dhënie të ndihmës”.