Insajderi
Lajme

Ishte i dënuar për vrasje në tentativë, kapet nga Policia në Prishtinë 20 vjeçari

Insajderi
30 June 2026 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ishte i dënuar për vrasje në tentativë, kapet nga Policia në Prishtinë 20 vjeçari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autorë të veprave penale.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, pas një operacioni të realizuar nga njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arritur të lokalizohet dhe të vihet në pranga një person i kërkuar me vendim gjyqësor.

I arrestuari është: A.Sh., mashkull, 20 vjeç.

Ai ishte i dënuar me 1 vit burgim efektiv për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark