Insajderi
Botë

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë

Insajderi
30 June 2026 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e Shëndetësisë, pesë persona kanë humbur jetën në Itali gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e temperaturave ekstreme.

Autoritetet italiane kanë vendosur alarmin e kuq, nivelin më të lartë të rrezikut, në 25 qytete të mëdha të vendit. Sipas parashikimeve, situata pritet të mbetet e pandryshuar edhe gjatë ditës së nesërme.

Megjithatë, meteorologët parashikojnë një ndryshim të motit duke filluar nga pasditja e së mërkurës, kur në shumë zona të Italisë veriore priten reshje të dendura shiu, të shoqëruara në disa raste edhe me breshër. Të enjten, moti i paqëndrueshëm pritet të shtrihet edhe në zonat qendrore të vendit.

Për të mbrojtur qytetarët dhe turistët nga temperaturat e larta, shumë bashki italiane kanë vendosur të hapin falas muzetë deri në përfundim të valës së të nxehtit.

Së bashku me palestrat dhe qendrat kulturore, ato po përdoren si “strehë klimatike”, ku njerëzit mund të gjejnë ambiente të freskëta gjatë orëve me temperatura më të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark