Insajderi
Sport

Publikohet kalendari i La Ligas – Barcelona dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët e parë

Insajderi
30 June 2026 - 23:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Publikohet kalendari i La Ligas – Barcelona dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët e parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit në La Liga me një përballje ndaj Athletic Bilbaos në ‘Spotify Camp Nou’, pasi është konfirmuar zyrtarisht kalendari i sezonit 2026/27.

Sezoni i ri i kampionatit spanjoll pritet të fillojë më 15-16 gusht, megjithëse ndeshja e parë e Barcelonës mund të shtyhet nëse disa nga lojtarët e saj vazhdojnë të jenë të angazhuar në fazat përfundimtare të Kupës së Botës.

Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick do të synojë ta fitojë titullin e tretë radhazi në La Liga, pasi ka triumfuar në dy sezonet e fundit.

Janë konfirmuar edhe datat e dy përballjeve të ‘El Clasico’. Barcelona do ta presë Real Madridin në ‘Spotify Camp Nou’ më 24 ose 25 tetor, në kuadër të javës së 10-të, ndërsa ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ do të zhvillohet më 8 ose 9 maj, në javën e 35-të.

Katalanasit do të përballen gjithashtu me Atletico Madridin në ‘Riyadh Air Metropolitano’ më 7 ose 8 nëntor (java e 12-të), ndërsa ndeshja e kthimit në ‘Spotify Camp Nou’ është planifikuar për 6 ose 7 shkurt (java e 23-të).

Ndërkohë, Real Madridi do ta nisë sezonin në ‘Santiago Bernabeu’ përballë Real Sociedadit dhe do ta mbyllë kampionatin në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas në javën e fundit.

Janë zyrtarizuar edhe datat e derbit të Madridit. Real Madridi do të jetë mysafir i Atletico Madridit në ‘Riyadh Air Metropolitano’ më 20 shtator 2026, ndërsa sfida e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ do të luhet më 4 prill 2027.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark