Insajderi
Show

Moza drejt muzikës, zbulon bashkëpunimet e para

Insajderi
01 July 2026 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Moza drejt muzikës, zbulon bashkëpunimet e para
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fituesja e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti, ishte mbrëmjen e kaluar e ftuar në televizionin Vizion Plus.

Në një intervistë përballë gazetares Pranvera Borkaj, ajo ndau emocionet e saj dhe foli gjerësisht për eksperiencën unike brenda fermës në formatin Ferma VIP 3.

Gjatë bisedës, Moza zbuloi se pas daljes nga formati nuk i kanë munguar ofertat për bashkëpunime muzikore, duke përmendur dy emra të njohur: këngëtaren Tayna dhe mikun e saj, ish-fermerin Bujaka.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur”, tha ajo.

Megjithatë, ajo sqaroi me humor se ekziston një “radhë” që duhet respektuar.

“Kur më tha Bujaka, i thashë ‘prit’ se Tayna më ka kërkuar e para,” përfundoi fituesja e “Ferma VIP 3”, duke lënë të kuptohet se projektet e reja muzikore pritet të vijnë së shpejti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark