Të gjesh një profesioniste të besueshme për trajtimet e vetullave dhe qerpikëve nuk është gjithmonë e lehtë. Megjithatë, emri i Rinesa Babatincës, po përmendet gjithnjë e më shumë nga vajzat që kërkojnë cilësi, profesionalizëm dhe rezultate natyrale.
Me aktivitet në Prishtinë dhe Podujevë, tash e dy vite, Rinesa ofron shërbime të specializuara për vetulla, qerpikë, duke i kushtuar rëndësi të veçantë higjienës, precizitetit dhe kujdesit ndaj çdo klienteje.
Përmes profilit të saj në Instagram, @rinesalashes_brows, ajo publikon vazhdimisht transformimet e klienteve të saj, duke treguar rezultatet para dhe pas trajtimit.


Pikërisht këto punime kanë bërë që gjithnjë e më shumë vajza ta zgjedhin për shërbimet që ofron.
Përkushtimi në punë dhe vëmendja ndaj detajeve e kanë bërë Rinesën një nga emrat që po fiton besimin e klienteve në këtë fushë, ndërsa profili i saj në rrjetet sociale vazhdon të jetë një vitrinë e punës dhe profesionalizmit të saj.


