Insajderi
Insporti

Katër klube të Premierligës, që shihen si destinacione reale për Viniciusin

Insajderi
02 July 2026 - 17:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër klube të Premierligës, që shihen si destinacione reale për Viniciusin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Vinicius Juniorit te Real Madridi duket se është e pasigurt për momentin, ndërsa katër klube të Premierligës konsiderohen si destinacione “reale” që mund ta bindin atë të largohet nga gjiganti spanjoll.

Vinicius Juniori ka pezulluar vendimin për rinovimin e kontratës me Real Madridin, ndërsa marrëveshja e tij aktuale skadon në verën e vitit 2027.

Kjo përbën një situatë të vështirë për klubin madrilen, pasi nuk dëshiron ta humbasë 25-vjeçarin si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Për këtë arsye, Reali mund të detyrohet ta shesë përpara fillimit të këtij sezoni, duke synuar që, nëse kjo ndodh, të përfitojë sa më shumë financiarisht nga largimi i sulmuesit.

Vinicius Junior iu bashkua Real Madridit për një shumë të raportuar prej 50 milionë eurosh, ndaj klubi nuk pritet të pranojë një ofertë më të ulët se ajo për yllin brazilian.

Sipas “El Debate”, fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve ka ndjenja të përziera për mundësinë e largimit nga klubi që e transferoi kur ishte vetëm 17 vjeç.

Nëse vendos të largohet, raporti thekson se ekzistojnë vetëm pesë klube që konsiderohen opsione reale për Viniciusin, katër prej të cilëve luajnë në Premierligë.

Në raport thuhet: “Federico Pena, agjenti i tij brazilian te ‘Rock Nation Sports’, ishte i pari që i tha të mos rinovonte kontratën, në mënyrë që të përfitonte bonusin e nënshkrimit dhe, nëse do të ishte e nevojshme, ta kërkonte atë edhe nga Real Madridi. Disa persona nga rrethi i lojtarit janë në një situatë të rrëmujshme, secili duke tërhequr në drejtimin e vet. I thonë një gjë dhe më pas të kundërtën. Duhet pasur parasysh se rrethi i futbollistëve mund të jetë shumë i rrezikshëm, sepse të gjithë duan një pjesë të përfitimeve”.

“Thënë kjo, dilema kryesore e Viniciusit kur vendos nëse duhet të largohet dhe të pranojë një transferim është se ai ka vetëm pesë klube reale që mund ta transferojnë: Arsenali, Liverpooli, Manchester City, Bayern Munichu dhe Manchester Unitedi”, thuhet tutje.

Liverpooli duket se është në një proces rindërtimi nën drejtimin e trajnerit të ri, Andoni Iraola, dhe pasi humbi garën për Yan Diomanden për shkak të preferencës së ivoirianit për t’u transferuar te kampioni i Ligës së Kampionëve, PSG, një lëvizje për sulmuesin e Real Madridit do të kishte kuptim.

Edhe Manchester Unitedi është në proces rindërtimi nën drejtimin e trajnerit të përhershëm Michael Carrickut dhe, me rikthimin në Ligën e Kampionëve, transferimi i Viniciusit mund të ishte një deklaratë e fortë ambiciesh.

Ndërkohë, Arsenali mund të ndiejë nevojën për të përforcuar repartin ofensiv, pasi kampioni i Premierligës synon të bëjë një hap më tej sezonin e ardhshëm duke fituar një trofe evropian dhe duke mbrojtur titullin kampion në Angli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark