Insajderi
Botë

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore

Insajderi
02 July 2026 - 20:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme në Ankara, pas sulmeve të reja masive ruse ndaj Kievit mbrëmë.

“Çështja e mbrojtjes ajrore dhe raketore duhet të përfshihet në rezultatet kryesore që presim. Me kusht që, sigurisht, NATO të ketë ende njëfarë rëndësie për aleatët”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij të përditshëm të transmetuar në mediat sociale.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi me forcë sulmin rus ndaj Kievit, më i rëndi që nga fillimi i luftës, sipas zëdhënësit të tij, Stephane Dujarric.

“Çdo sulm ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duhet të ndalet menjëherë”, shtoi Dujarric para gazetarëve, duke përsëritur thirrjen e OKB-së për deeskalim dhe armëpushim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark