Federata Gjermane e Futbollit ka konfirmuar se do të nisë bisedimet me Jurgen Klopp, pas dorëheqjes së Julian Nagelsmann nga posti i përzgjedhësit të Gjermanisë.
DFB bëri të ditur se ish-trajneri i Liverpoolit ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për ta marrë drejtimin e kombëtares gjermane, duke hapur kështu rrugën për një rikthim të bujshëm të Kloppit në stol.
Gjermania është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Nagelsmannit, vetëm katër ditë pas eliminimit zhgënjyes në fazën e 1/16 së Kupës së Botës ndaj Paraguait. Drejtuesit e DFB-së zhvilluan një takim krize treorësh në Frankfurt, pas të cilit u vendos ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin e ri gjerman.