Insajderi
Lajme

Arrestimi në Mutivodë, “MUP”-i serb pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali

Insajderi
03 July 2026 - 17:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arrestimi në Mutivodë, “MUP”-i serb pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar për arrestimin e Osman Selmanit në pikën kufitare në Mutivodë.

Sipas “MUP”-it serb, arrestimi i tij është bërë na një operacion i përbashkët i disa departamenteve policore.

Sipas pretendimeve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë “ekzistojnë baza për dyshim se më 14 qershor 1999, në lagjen e Sofalisë pranë Prishtinës, së bashku me disa anëtarë të “UÇK-së”, ai vrau brutalisht me armë zjarri dhe të ftohta çiftin bashkëshortor Vladimir dhe Persa Stanisavljević, civilë me kombësi serbe”.

Për Osman Selmanin kanë caktuar paraburgim për 48 orë dhe pritet që t’i caktohet paraburgimi për 30 ditë nga Gjykata e Lartë në Beograd, shkruan Radio Kontakt Plus.

Lidhur me arrestimin e Osman Selmanit kanë njoftuar edhe familja, duke treguar se është ndaluar me datën 1 korrik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark